Ibra rikthehet në Milano, Maldini: Fatkeqësi nëse nuk rifillon Serie A

schedule08:15 - 9 Maj, 2020

schedule 08:15 - 9 Maj, 2020

Paolo Maldini shpreson që të rifillojë Serie A. Drejtori teknik i Milanit qëndron në të njëjtën linjë me Paolo Scaronin, presidentin e klubit, madje e quan fatkeqësisi pezullimin përfundimtar të këtij sezoni gjatë një bisedë me Pippo Inzaghin.

Duhet të tregohemi të kujdesshëm, por do të ishte fatkeqësi nëse nuk rifillon kampionati, në të gjitha aspektet. Franca gaboi që dekretoi menjëherë futbollin, por ne do të pranojmë vendimin e qeverisë. Stërvitja? Kemi mbyllur një pjesë të Milanellos, lojtarët janë ndarë në grupe me nga katër lojtarë në një fushë.

Nuk po duronin dot më në shtëpi, as ne nuk po e shtynim më”, deklaron Paolo Maldini. Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet dhe me skuadrën pritet të bashkohet edhe Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi u rikthye në Suedi gjatë karantinës dhe përfitoi të stërvitej me Hammarby, klub në të cilin është bërë bashkëpronar.

Sportmediaset raporton se 38-vjeçari do të rikthehet ditën e hënë në Milano. Fluturimi është prenotuar, fillim i javës së ardhshme do e gjejë në Itali, por Ibra do të presë për t’u bashkuar me shokët e skuadrës, pasi do të detyrohet të kalojë 14 ditë në karantinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!