Për Komitetin Teknik nuk ka evidenca që koronavirusi të ketë qarkulluar që në Janar. Në një intervistë në Abc News, mjeku Andi Koraqi, njëherësh anëtar i Komitetit Teknik shprehet se në janar ka pasur pneumoni pa shkaktar.
Ndonëse disa mjekë janë shprehur se virusi ka qenë prezent që në janar, Koraqi shprehet se gjatë janarit kanë qarkulluar goxha mikroorganizma. Sipas tij e vetmja provë që kanë është rasti i parë pozitiv që u konfirmua në mars.
“Mjekësia bazohet në evidenca, nuk është shkencë hipotetike. Për diagnozën e sëmundjeve infektive e vetmja provë është ose izolimi i mikroorganizmit ose pasojat. Taman është vetëm izolimi i viruist. E vetmja evidencë që kemi ne është data 7 apo 8 mars që është kapur personi i parë që ka dalë pozitiv.
Në janar ka pasur pneumoni pa shkaktar. Gjatë janarit kanë qarkulluar goxha mikroorganizma, kanë qarkulluar edhe disa koronaviruse të tjerë, por nuk ka evidencë që ka qarkulluar Covid-19”, tha ai. /abcnews.al