E krahasojnë me Van Dijk, 16-vjeçari firmos kontratën e parë me Dortmund

schedule17:37 - 8 Maj, 2020

schedule 17:37 - 8 Maj, 2020

Borussia Dortmund është një nga klubet më të afta në zbulimin e talenteve, rritjen e tyre dhe shitjen më pas për një shumë tepër të madhe. Kjo politikë funksionon prej vitesh te verdhezinjtë. Nnamdi Collins cilësohet si talenti i radhës dhe të gjithë e krahasojnë me Virgil Van Dijk.

16-vjeçari me origjinë nga Nigeria, luan si qendërmbrojtës, teksa ka provuar të luajë me kombëtaret U15 dhe U16 të Gjermanisë. Chelsea dhe Manchester City i ishin vënë pas dhe po e monitoronin me kujdes, por kalimi në Premier League nuk do të ndodhë.

Collins u bashkua me Dortmundin në korrikun e kaluar dhe sot ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist. Adoleshenti ka firmosur deri në verën e vitit 2023 me klubin e njohur gjerman. Sezonin e ardhshëm do të aktivizohet me skuadrën U19 dhe objektivi i radhës është kalimi në skuadrën e parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!