Lleshaj njofton nxjerrjen nga puna të policëve mbi 55-vjeç

schedule14:44 - 8 Maj, 2020

schedule 14:44 - 8 Maj, 2020

Punonjësit mbi 55 vjeç nga radhët e Policisë së Shtetit do të lirojnë vendet e tyre të punës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në mbledhjen të mbajtur virtualisht  të Komisionit të Sigurisë.

Ndryshimet e reja pritet që të nisin të aplikohen sapo të kalojë në Kuvend dhe të miratohet projekt-ligji i paraqitur nga Ministri i Brendshëm.

Projektligji është miratuar nga Komisioni i Sigurisë ndërsa sipas asaj që u shpreh Lleshaj gjatë mbledhjes virtuale, të larguarit nga puna do të trajtohen  financiarisht.

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në  nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50-vjeç, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjeç. Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!