Punonjësit e 2 fasonerive në Krujë kanë dalë në protestë për të kërkuar pagën e luftës. Këto gra kanë nisur punën këtë të enjete dhe thonë se deri tani kanë punuar me kohë të pjesëshme.
“I lutemi qeverisë që dhe ne fasonëve të na i paguajë pagën e luftës. Në mars kemi punuar vetëm 15 ditë ndërsa në prill vetëm 10 ditë”, shprehet punonjësja e një fasonerie në Krujë.
Një tjetër punonjëse shprehet se burrin e ka në burg është e vetme me tre fëmijë dhe ska asnjë të ardhur tjetër.
Duke qënë se Kruja është një prej qyteteve ku Covid u përhap kryesisht nga fasoneritë, këto gra këmbëngulin që në tek kjo fabrikë me rreth 370 punonjës nuk ka asnjë rast me koronavirus. Siç tregojnë ata janë marrë të gjitha masat që të mos ju rrezikohet shëndeti.
“Nuk kishte të prek në fasonerinë tonë, i mbylli edi Rama. Ne vijmë me furgona nga një në serdile me higjenën me pastëstertinë me rregull me çdo gjë”, është shprehur një punonjëse.
Edhe këto punonjëse të një fasonerie tjetër në Krujë pas mbylljes të fabrikës për dy muaj sot u rikthyen në punë. Deri tani nuk ju është dhënë përgjigje në lidhje me pagën e luftës.
“Në mars dhe në prill ne nuk kemi punuar fare çfarë do të bëhet me ne. Ne e duam pagën e luftës si gjithë të tjerët”, ka thënë punonjësja.
Kur na kanë njoftuar për të qendëruar në shtëpi kemi qëndruar, po ku ti çoj unë 100 mijë lekë jam vetë e shtata, burri dhe dy gocat pa punë.
Me nisjen e punës këtë të enjte këto gra tregojnë se respektojnë të gjitha rregulluat që të mos infektohen.
“Ju nuk ka pas asnjë rast se po të kishte unë do të qëndroja në shtëpi, nuk do të rrezikoja jam 5 veta në familje”.
Ato ndërprenë punën për 1 orë dhe më pas u futën në fabrikë ku siç duket nga pamjet ju janë krijuar kushtet që ato të jenë të mbrojtura nga virusi.
Protesat nga punonjës të një fasonerie që prodhon canta pati dhe në Kucovë. Disa nga punonjësit u mblodhën Drejtorise Rajonale te Tatim Taksave në Berat për të kërkuar pagën e luftës. Kanë plotësuar të gjitha dokumentat dhe nuk e dinë se përse nuk po e marrin.
Në fabrikën e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës punojnë150 punëtorë./abcnews.al