Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Maks Velo, simbol i protestës tonë! Humbëm mendimin e lirë

schedule18:31 - 7 Maj, 2020

schedule 18:31 - 7 Maj, 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka quajtur Maks Velon simbol të protestës së saj ndërsa shpreh keqardhjen për ndarjen e tij nga jeta.

Në një postim në faqen e saj zyrtare ku ka bashkangjitur edhe një video të Maks Velos në një nga protestat e zhvilluara përpara teatrit, aleanca shkruan se largimi i tij është humbje e madhe për shoqërinë shqiptare.

“Maks Velo ishte një nga mbrojtësit e parë të Teatrit dhe një nga simbolet e protestës tonë. Nuk heshte edhe kur kishte plot që donin t’i hiqnin fjalën, te Sheshi i Teatrit duket sikur gjeti qetësinë për të thënë ato që mbante kyçur në mendjen dhe shpirtin e tij prej vitesh.

Largjimi i tij është një humbje e madhe për të dashurit dhe miqtë e tij. Por ajo është dhe një humbje për shoqërinë shqiptare, për mendimin e lirë, dhe për ata që nuk bëjnë kompromis me lirinë e tyre edhe kur dënohen për të!

U prefsh në paqe Profesor Maksi”, përfundon postimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!