Portali E-Albania ka publikuar listën e bizneseve të hapura nga e hëna e 4 majit.
Listën e kryesojnë tregtia e veshjeve, këpucëve apo tekstileve të përdorura apo të reja në dyqane tende dhe tregje.
Nga e hëna kane dale në rrugë edhe shoferët e rinj të cilët marrin mësime për kursin e patentës. Gjithashtu do të lejohen të nisin punën kurset e ndryshme, arsimi kulturor, bibliotekat si dhe krijimtaria artistike.
Në 4 Maj jane hapur edhe muzetë dhe ambientet e tjera të frekuentuara nga turistët.
Këto biznese do të lejohen të nisin punë në masa anti-covid, duke garantuar shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. /abcnews.al