Banorët e një pallati 12 katësh në lagjen numër 8 të qytetit bregdetar të Durrësit protestuan kundër vendimit të autoriteteve për riparimin e objektit.
Ata kërkojnë një aktekspertim të thelluar, pasi objekti ka çeduar te paktën 70 cm dhe baza e pallatit ka pësuar dëmtim.
Një nga banorët e pallatit shprehet se ndërtesa ka çeduar në tre drejtime, pasi është përdredh si pallat ne jemi dakord se ky pallat duhet të prishet dhe të ndërtohet si pallat.
“Përfundimi i analizës ka nevoj për një studim të tghelluar por ne jemi të pasigurt nëse do të bëhet apo jo një studim tjetër. Sipas lejës së ndërtimit thuhet se duron 9 ballë, dhe ne në 2014 kemi investuar paratë në një pronë të sigurtë dhe siç e dimë termeti nuk ishte 9 ballë, dhe siç e shikoni sheshi nuk është i sigurtë”, është shprehur një tjetër.
Banorët e këtij pallati kërkojnë vlerësim të drejtë nga devijimi që i është bërë pallatit dhe të garantohen.
Ata thonë se pallati është i pariparueshëm pasi rrezikon shembjen si pasojë e dëmtimeve të shumta që mori nga tërmeti i nëntorit.
“12 katësh është dhe është mbi 65 cm, ky pallat nuk riparohet duhet të rrëzohet sa më shpejt”, ka thënë banori.
Ndër të tjera një tjetër thekson se nuk e di se si mund të vlerësohet i banueshëm ky pallat dhe të futet brenda familja.
Si pasoje e tërmetit të 26 nëntorit në Durrës mbetet të paktën 11 familje te pastreha./abcnews.al

