Operatorët turistik në Sarandë, janë paralizuar nga situata e Covid 19.
Ata i kanë drejtuar sot kryetarit të Bashkisë Adrian Gurma, disa kërkesa për të lehtësuar barrën e tyre.
Ata kërkojnë shtyrjen e taksave vendore, të fjetjes dhe të ndërtesës për një periudhë 6 mujore, si dhe heqjen e taksës së tabela dhe parkimit.
Pandemia do të diktoj plazh në distancë, për këtë shkak operatorët kërkojnë zgjerim të sipërfaqeve të plazhit për kontraktorët aktual.
Për administratorët e subjekteve turistike Bashkia dhe Ministria kanë treguar mungesë vëmendje ndaj Sarandës dhe zhvillimit të turizmit këtë vit.
Nga ana tyre agjensitë turistike kanë propozuar, heqjen e tarifës në parqet kombëtare, dhe promovimin e Sarandës si zonë e gjelbër nga ana e qeverisë në mënyrë që të tërhiqet nga turistët e huaj./abcnews.al