Enriketa Papa pedagoge dhe anëtare e senatit në Universitetin e Tiranës gjatë intervistës në “ABC News” ka folur për situatën në Universitete dhe vnedimin për rihapjen.
“Në mungesë të studentëve të pëdagogëve nuk e di se si do të zhvillohet kjo fushatë. Duhet krijuar kushtet sa më optimale për sudentët në mënyrë që zhvillimi i arsimit të jetë sa më efikas.
Ambientet janë vërtet kufizuese sa i përket situatës në të cilën ne ndodhemi ndërkohë që theksohet vazhdimisht fakti i disatancimit social”, u shpreh Papa.
Sipas saj duhet të ketë një komunikim më cilësor për të mos krijuar situata të padëshiruara për studentët dhe pedagogët.
“Duke qenë se sektori i arsimit është i mbyllur, mësimi frekuentohet online është absurde që në këtë situatë të zhvillohen zgjedhje në Universitete në këto momente”, sqaroi Papa.
Gjithashtu Papa shtoi se do të ketë një mungesë të studentëve dhe problemi qëndron te autonomia e Universitetit. “Gjendja e fakteqësisë e shpallur nga qeveria dhe të kërkohet të mbahen zgjedhje është e pashpjegueshme. Indirekt duke mos nxjerrë një urdhër të dytë për shtyerje mund të themi se është një rrezik, një proces jo i mirëmënduar”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se problemi qëndron edhe te mënyra se si do të zhvillohen provimet. Komunikimi online sipas saj në këtë kohë pandemi ka rezultuar efikas./abcnews.al