Tragjedia në Berat, si ndodhi ngjarja me 3 viktimat, pjesë e një familjeje

schedule10:03 - 7 Maj, 2020

schedule 10:03 - 7 Maj, 2020

Një ngjarje e tragjike ka ndodhur në fshatin Dushnik të qytetit të Beratit.

Tre persona kanë gjetur vdekjen ndërsa hapnin një pus për vaditje brenda territorit të shtëpisë së tyre.

Gjatë punimeve të tre viktimat kanë hasur në një xhep gazi të tokës. Shpërthimi në brendësi të pusit u ka marrë jetën të treve.

Tre viktimat janë pjesëtarë të një familje. Ata janë Gentian Golashi, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha.

Kamber Hoxha është xhaxhai i i Neimit dhe daja i Gentianit.

Në fakt një prej tyre është nxjerrë nga polumbarët dhe është transportuar menjëherë në spital por fatkeqësisht ai ka humbur jetën atje.

Sipas dëshmisë së një prej banorëve të fshatit, mësohet se fillimisht në pus ka hyrë xhaxhai Kamberi me Gentianin dhe më ka hyrë Neimi për ti ndihmuar.

“Po e mbushte si pus, për ta pastruar jo për ta hapur. Është futur Kamberi me një nga nipat më pas është futur Neimi për ti ndihmuar po sa duket…“, thotë banori.

Dyshnik, Berat /Informacion Paraprak

Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!