A e bën ajri i ndotur më vdekjeprurës koronavirusin?

schedule09:05 - 7 Maj, 2020

schedule 09:05 - 7 Maj, 2020

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes apo  probleme kardiovaskulare janë 2 deri në 3 herë më të rrezikuar që të preken nga koronavirusi. Dhe studimet kanë treguar që ndotja e ajrit  dëmton zemrën dhe mushkëritë, shkruan The Guardian.

Pra, a është ajri i ndotur, i cili tashmë vret të paktën 7 milion njerëz në vit, ai që e bën më vdekjeprurës pandeminë e koronavirusit?

Fakti se ndotja e ajrit mund të ashpërsojë Covid-19 mund të sjellë një ndryshim në vendet me cilësi të dobët të ajrit duke i bërë qeveritë që të reflektojnë.

Por hulumtimi i studimeve shkencore në mes të një pandemie globale dhe me të dhëna të papërsosura, është e vështirë. “Ne nuk kemi prova që lidhen drejtpërdrejt me vdekshmërinë, por ne e dimë se nëse jeni të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit, rriten shanset për t’u prekur më shumë nga koronavirusi”, tha Dr. María Neira, drejtoreshë e shëndetit publik në Organizatën Botërore të Shëndetit.

“Ne kemi filluar t’u dërgojmë mesazhe vendeve dhe rajoneve duke u thënë, se nëse filloni të keni raste, në ato qytete ku keni një nivel të lartë ndotjeje, forconi nivelin e gatishmërisë , sepse mund të keni një vdekshmëri më të lartë”.

Studimet e bëra deri më tani në mbarë botën janë kryesisht “paraprake” – ato ende nuk janë miratuar nga shkencëtarë të pavarur.

Kjo përfshin disa ekspertë që shqyrtojnë studimin dhe kërkojnë të metat që duhen adresuar, por miratimi zakonisht zgjat, gjashtë muaj deri në dy vjet. Një studim amerikan, nga një grup i mirënjohur në Universitetin e Harvardit, zbuloi se ndotja e ajrit është e lidhur me nivelin e lartë të vdekshmërisë nga Covid-19 në të gjithë vendin, raporton abcnews.al

Një tjetër studim, duke analizuar të dhënat europiane, arriti në përfundimin se nivele të larta të ndotjes mund të jenë “një nga kontribuesit më të rëndësishëm”. Një nga shkencëtarët në Itali  zbuloi  koronavirusin në mostrat e ndotjes së ajrit dhe ka filluar hetimi nëse kjo mund të bëj të mundur që virusi të transportohet në distanca më të gjata dhe të rrisë numrin e personave të infektuar.

 

Studimet kanë zbuluar lidhje të forta në Kinë, ku filloi pandemia, në një studim të 324 qyteteve, i cili mori parasysh faktorë të tjerë si historitë e udhëtimit, moti, mosha, varfëria dhe pirja e duhanit. U zbulua se vendet me nivele më të larta të ndotjes së dioksidit të azotit (10 mikrogramë për metër kub) në pesë vjet para pandemisë, kishin 22% më shumë raste me Covid-19.

Duke pasur parasysh numrin masiv vjetor të vdekjeve nga ndotja e ajrit, studiuesit gjithashtu kanë hetuar nëse rënia e përkohshme e ndotjes së ajrit gjatë izolimit mund të ketë shpëtuar jetë, raporton abcnews.al.

Kinë 2019

Kinë 2020

 

Në Kinë, shkencëtarët thanë se një rënie prej 25% e ndotjes së ajrit të qytetit gjatë izolimit mund të kishte parandaluar midis 24,000 dhe 36,000 vdekje gjatë një muaji. Një tjetër analizë arriti në përfundimin se izolimi në qytet “solli përfitime shëndetësore që tejkaluan numrin e vdekjeve të konfirmuara për shkak të Covid-19 në Kinë”.

Sidoqoftë, jo të gjithë shkencëtarët  bien dakort me idenë që kërkimi duhet të ndiqet me shpejtësi ndërsa pandemia ende  nuk është zhdukur.

Ata duhet të presin muaj apo vite për të arrirë në rezultate të sigurta.

Prof Mark Goldberg, në Universitetin McGill në Kanada, i cili ka kritikuar studimin e Harvardit , tha: “Unë nuk kam asgjë kundër hipotezës [që lidh ndotjen e ajrit dhe Covid-19], është shumë e besueshme. Por nëse bëni një studim pa pasur të dhëna 100% të sigurta, nuk do të jetë diçka pozitive për popullin  nëse e publikoni.

 

Prof Francesca Dominici, e cila drejtoi studimin në Harvard, nuk ra dakort: “Unë mendoj se reagimi  që duhet të ketë  një shkencëtar është t’i përgjigjet një pandemie duke bërë më të mirën që mundet me të dhënat që ka. Kështu që ne duhet të bëjmë një paralajmërim, theksoi ajo.

“Kritikat janë të gjitha të vlefshme por janë shumë zhgënjyese sepse askush nga ne nuk po përpiqet të anashkalojë sistemin e rishikimit ana e kolegëve tanë. Të gjitha studimet tona do të shqyrtohen dhe natyrisht, puna duhet të jetë më e mirë. Ne e dime këtë gjë. ”

” Ende nuk është e qartë se sa i madh është ndikimi i ndotjes së ajrit në pandeminë Covid-19. “Kjo është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur për momentin,” tha Prof Anna Hansell , në Universitetin e Leicester”.

 

Të gjithë studiuesit shpresojnë që izolimi nga pandemia e koronavirusit do të çojë në ndryshime të qëndrueshme. Disa qytete, të tilla si Milano, Roma, Berlin, Bruksel, Paris  dhe Oakland, kanë ndërmarrë veprime, të paktën përkohësisht, për të ulur përdorimin e makinave dhe për të promovuar më tepër çiklizmin dhe ecjen.

OBSH po u kërkon njerëzve të fotografojnë qiellin e pastër që po shohin gjatë izolimit. “Ne mund t’i përdorim ato kujtime të pastra për të frymëzuar njërëzit dhe qeveritë që të kujdesemi më shumë për natyrën ,” tha Neira./abcnews.al