Fshati Shishtavec në Kukës është zbardhur nga dëbora ditën e sotme.
Rënia e temperaturave në të gjithë territorin ka bërë që kjo zonë në veri të vendit të rikthejë borën në fillim të muajit maj, ndonëse për pak ditë futemi në stinën e verës.
Nga ana tjetër në zonat bregdetare ka nisur frekuentimi i plazheve, pavarësisht se kjo është e ndaluar deri në një urdhër të dytë të autoriteteve për shkak të pandemisë së koronavirusit./abcnews.al