Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Forumit të 6-të Baku-së, me temë: “Mbyllja e boshllëqeve për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse”, ku marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve të ndryshme, si dhe një numër i madh politik-bërësish dhe akademikësh.
Me këtë rast, Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanint, Ilham Aliyev.
Presidenti Meta vlerësoi ecurinë për forcimin gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev dhe Azerbajxhani i kanë dhënë realizimit të Projektit të gazit TAP, si dhe procesit të gazifikimit në Shqipëri.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi edhe mbështetjen që Presidenti Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), i cili do të ketë një impakt të madh rajonal.
Presidenti Meta nënvizoi nevojën e shtrimit të bashkëpunimit dypalësh jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si tregtia, turizmi, arsimi, kultura e të tjera.
Presidenti Aliyev e falënderoi Presidentin Meta për ftesën për të vizituar Shqipërinë dhe premtoi realizimin e saj në një kohë sa më të shpejtë./abcnews.al
Meta në Baku, takon Presidentin e Azerbajxhanit
schedule11:46 - 15 Mars, 2018
schedule 11:46 - 15 Mars, 2018