Në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po merren në pyetje persona të tjerë të përfshirë në tenderin e ushqimit të Ministrisë së Mbrojtjes të denoncuar nga Partia Demokratike.
Sot po merren në pyetje Gëzim Jaçe, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, të tre anëtarë të komisionit të vlerësimit, ndërsa dje u pyetën Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj.
Burime nga SPAK konfirmojnë se gjatë marrjes në pyetje janë shprehur se procedura që kanë ndjekur për tenderimin ka qenë korrekte.
Ditën e djeshme janë pyetur ndërkohë tre persona të tjerë, po ashtu pjesë e komisionit të vlerësimit për tenderimin, Ylli Imeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj.
LEXO EDHE: SPAK: Po hetojmë prokurimet me procedurë të klasifikuar sekret nga Ministria e Shëndetësisë
Në 9 Prill, Partia Demokratike dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal në ngarkim edhe të ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka.
PD gjithashtu kallëzoi edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe shoqëritë “EUROVIA” shpk, dhe XPERT SYSTEMS sh.p.k.
Sipas selisë blu, ministrja Xhaçka ka abuzuar me tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro, duke favorizuar në garë kompaninë celulare maqedonase e cila vetëm 1 javë para tenderit kishte ndryshuar subjektin./abcnews.al