Tom Cruise është në bisedime me NASA-n për të xhiruar filmin e parë në hapësirë.
Lajmin e ka bërë të ditur administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në Twitter, i cili shkruan: “NASA është e entuziazmuar të punojë me Tom Cruise për një film në bordin e Stacionit Hapësinor!”
“Ne kemi nevojë për figura të njohura për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë realitet planet ambicioze të NASA-s”.
Bridenstine nuk dha detaje të tjera por Cruise po punon me CEO-n e Tesla-s dhe sipërmarrësin e SpaceX Elon Musk për të bërë atë që do të quhet filmi i parë i xhiruar në hapësirë.
Musk nuk e ka konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin, por iu përgjigj Bridenstine me një koment: “Duhet të jetë shumë argëtues!”/abcnews.al