Jo më kot Jose Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë. Përveç taktikave të suksesshme ndër vite dhe trofeve të shumtë, strategu portugez ka dhe një nuhatje të jashtëzakonshme për talentet, pavarësisht se shumë e kritikojnë për futbollistët që ka djegur të akademive.
Suksesi për të është primar, por dhe në merkato, ka një vend të rëndësishëm për talentet. Mourinho, gjatë kohës kur drejtonte Manchester United, synonte të firmoste me doemos me Alphonso Davies, kur ky i fundit ishte vetëm 17 vjeç.
Këtë gjë e ka zbuluar Nick Huoseh, agjenti i Davies: “Kur Mourinho ishte tek United, kërkonte me çdo kusht shërbimet e Davies. Por kjo marrëveshje nuk ndodhi, pasi drejtuesit e Manchester United nuk kishin të njëjtin vizion dhe të njëjtin besim si ata të Bayern”. Mbrojtësi anësor kanadez është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në Bavari dhe pak kohë më parë, rinovoi kontratën./abcnews.al