E moshuara nga Kruja lë Infektivin, shërohet nga Covid-19

schedule17:40 - 5 Maj, 2020

schedule 17:40 - 5 Maj, 2020

Një 77-vjeçare është në listën e 27 të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Lajmin është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook.

Nënë Duhija, nga Kruja ia ka dalë të fitojë betejën nga Covid-19, ndërsa ka dalë nga spitali për tu kthyer pranë familjarëve të saj në shtëpi.

LEXO EDHE: Shkon në 820 numri i të prekurve nga koronavirusi, rritje e ndjeshme gjatë 24 orëve

“Lajm i mirë: Nonë Duhija nga Kruja, 77 vjeç, u shërua

Edhe 120 tani me jetë e me shëndet e me të gjithë njerëzit e zemrës o nonë

*Në 24 orët e fundit, 27 të shëruar”, shkruan Rama.

ISHP ka njotuar sot për 17 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit duke e çuar në 820 numrin total të të prekurve. Ndërsa një ditë më parë u konstatuan 8 raste të reja me koronavirus.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!