Duket se rutina normale e futbollit, ajo me të cilën jemi mësuar në gjithë këto vite, nuk do të rikthehet. Këtë gjë e vërtetoi dhe video e publikuar nga klubi i Benfica. Ekipi gjigant portugez, është rikthyer sot në stërvitje, me kampionatin që pritet të rifillojë me datë 30 maj.
Në videon e publikuar nga faqja zyrtare e Benfica në Tëitter, dhe që është shpërndarë më pas nga gjiganti Sky Sport, shihet se si është rutina e futbollistëve, në këtë jetë të re pas pandemisë Koronavirus. Asnjë nga lojtarët e Benfica nuk futet në fushë pa kryer testet përkatëse.
Diccka shumë e nevojshme për futbollistët, pasi kanë kontakte të vazhdueshme, më saktësisht të pashmangshme, me njëri-tjetrin në stërvitje. Një rutinë e re, me të cilën futbollistët duhet të mësohen, por sa kohë do të duhet para se të bëhet e bezdisshme dhe e mërzitshme, mbetet për t’u parë…/abcnews.al
Benfica’s squad have undergone testing for coronavirus and returned to training ahead of a the Portuguese season restarting on 30th May.
More: https://t.co/2lGKtFgwSy pic.twitter.com/8limOVGYnb
— Sky Sports (@SkySports) May 5, 2020