Mjeku Tritan Kalo ka qenë tepër aktiv me mesazhet e tij në rrjetet sociale drejtuar qytetarëve por edhe politikanëve të cilët herë pas here kanë ngritur akuza të ndryshme, akuza të cilat kanë ngjallur polemika.
Edhe së fundmi Kalo ka ndarë me miqtë një tjetër mesazh.
Ai shkruan se koronavirusi nuk bën përzgjedhje, as politike, as mjekësore dhe se të gjithë janë njëlloj të pambrojtur përballë tij.
Kalo thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë kujdesin ndaj virusit të ri dhe të mbajnë parasysh informacionet që japin specialistët e fushës.
Mjeku thekson se fillimi i hapjes së domosdoshme të vendit sjell përsëri në prag rrezikun e infektimit, kjo duke marrë parasysh se pas 36 orësh pa asnjë rast, me hapjen e vendit kanë trokitur rastet etë sëmurëve të rinj.
“NËSE ka debate shkencore mes kolegësh, këto debate janë vetëm e vetëm për të hedhur dritë mbi shumë paqartësia”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
“KUJDESUNI dhe VIJONI të kujdeseni për veten tuaj….VIRUSI Sars-Cov2/Covid-19 fatkeqësisht NUKU bën përzgjedhje “politikisht të motivuar” në prekjet e tij, POR agresiviteti i shfaqjeve klinike të tija nuk ka parë dhe KURRË nuk do të shoh përkatësira të tilla….JEMI të gjithë të pambrotjur para tij, NËSE nuk respektojmë jetët tona, NËSE nuk përkujdesemi për to dhe jetët e atyre që gjallojnë pranë nesh, NËSE nuk vijojmë të zbatojmë këshillat për distancimin fizik, higjenën përsonale, kolektive dhe atë të mjedisit, hidrimin dhe ushqimin e shëndetshëm….ZOTËR te jetëve jemi vetë NE…. BASHKËQYTETARËT e mi, ju lutem të MOS hiqni dorë asnjë herë nga informimi prej atyre, që ndokush i quan edhe “MESJETARËT MJEK” (S.G.), dhe të informoheni jo drejt dhe shpesh të mbështetur në mllefe politike, militantiste dhe shumë pak profesioniste nga GJITHOLLOGËT e shumtë, të cilët vijojnë e gëlojnë në ekranet tona, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….FILLIMI i hapjes së dmozdoshme të vendit e sjedh përsëri në prag rrezikun e INFEKTIMIT nga Sars-Cov2/Covid-19…NË këtë sfidë nuk ka vetëm heronj, të sëmurë dhe të mbijetuar, POR edhe viktima…PAS 36 orëve të asnjë rasti të shtruar nga Covid-19 në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, kanë filluar SOT edhe trokitjet e para të sëmurëve të rinj….VIJONI të bëni kujdes…NËSE ka debate shkencore mes kolegësh, këto debate janë vetëm e vetëm për të hedhur dritë mbi shumë paqartësira, që ende bart kjo “FLAMË MBARËBOTËRORE”….MOS u përpiqni të na përçani NE mjekët me idiotësirat tuaj…NE Mantelbardhët, KEMI BËRË të gjithë një BETIM dhe jemi të gjithë në bllok në përballjen me sfidën “Covid-19”….VIJONI dhe bëni kujdes!!!ë”./abcnews.al