Mbjellja e kanabis në Lezhë, task-forca 0 raste, prefekti Jaku: S’besoj se ky është realiteti

schedule19:31 - 4 Maj, 2020

schedule 19:31 - 4 Maj, 2020

Mosidentifikimi i mbjelljes së kanabisit në terren ka përplasur Task forcën kundër kanabis në Lezhë me Prefektin, Gjok Jakun.

Teksa Task-Forca raportoi për zero raste të kultivimit të kanabis, Jaku pretendon për të kundërtën dhe jep këtë argument.

Në raportimin tonë për 3 mujorin e parë të vitit 2020 në tabelën treguese thuhet zero, zero, zero, në kuptim të mosevidentimit të asnjë rasti të vetëm të kultivimit të bimëve narkotike. Po nuk mund të gjykojmë që situata është kështu realisht, pasi jemi në një moment kohor që siç ka ndodhur vitet e shkuara që unë personalisht as e mohoj se kam venë më dyshim, ka ndodhur që aty këtu ka patur raste kultivimi, gjë që vërtet tek puna e policisë kufitare dhe policisë së shtetit  me kapjen e rasteve drejt të trafikimit. Dhe për shkak të faktit që jetojmë në një mjedis që secili prej nesh besoj se ka informacion që të themi kemi përdorues. Përsa kohe ka përdorues dhe trafikues ka edhe tentativa për të kultivuar kanabis. Duke iu referuar dokumentit të hartuar jam i bindur se situata është ndryshe”, është shprehur Jaku.

Më tej Jaku kërkoi angazhim më të madh të strukturave të policise dhe pushtetit vendor. Me pas takimi vijoi me dyer të mbylluara./abcnews.al