Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkatërrohet banda e drejtuar nga çifti shqiptar në Greqi: Sekuestrohet kokainë dhe mijëra euro

schedule19:04 - 4 Maj, 2020

schedule 19:04 - 4 Maj, 2020

Policia greke ka zhvilluar sot një operacion në Sekanik, ndërsa janë sekuestruar 2 kg kokainë dhe 1.5 kg kanabis. Mediat greke raportojnë se në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe një grek, të moshës 26 deri në 54 vjeç.

Midis të arrestuarve është një çift shqiptar, burri 35-vjeçar dhe gruaja e tij 26-vjeçare, të përshkruar nga policia si drejtues të grupit kriminal.

Droga është gjetur në një banesë, ku një pjese e saj ishte fshehur në një oxhak. Efektivët e policisë gjatë operacionit u ndihmuan nga një qen, i cili zbuloi lëndën narkotike të fshehur.



Përveç drogës, janë konfiskuar shuma prej 67,000 euro, dy pistoleta me 17 fishekë, si dhe tre makina. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!