Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka gatuar 100 tiramisu për ekipin mjekësor të Spitalit Infektiv.
Ajo ka shkuar sot pranë tyre gjatë pushimit të drekës duke i shprehur mirënjohje për punën e vështirë në këtë kohë pandemie.
“Kënaqësi e veçantë për mua të gatuaja 100 “Tiramisu”, surprizë për ekipin mjekësor te Spitalit Infektiv në QSUT, dhe t’jua servirja sot në pushimin e drekës në oborr.
Faleminderit pafund për sakrificën tuaj”, shkruan modetorja krah fotos./abcnews.al