Më në fund duket se pandemia është drejt fundit dhe vendet e Evropës po marrin frymë një nga një. Në shumë vende tashmë ka nisur zbatimi i masave lehtësuese që ishin marrë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Britania e Madhe gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar numrin më të vogël të viktimave.
Në orët e fundit janë shënuar 229 viktima të koronavirusit, duke e çuar në 28 661 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Pavarësisht rënies së numrit të rasteve të reja, kryeministri Boris Johnson bëri thirrje që njerëzit të mos lirohen shumë nga largimi i masave për shkak të rrezikut nga një valë e dytë e infeksioneve. Ministrat britanikë kanë deklaruar se janë duke u përpjekur që të sigurojnë sa më shumë maska në kohën kur qeveria po planifikon t’i largojë disa masa kufizuese.
Sidoqoftë, sindikatat e punëtorëve të hekurudhave kanë thënë se është vendim i pamatur që të rihapet rrjeti i transportit publik njëkohësisht me lehtësimin e masave të tjera të izolimit.
Ndërkohë deri më tani në Britani numri i të infektuarve me koronavirus është 186 599 persona. /abncews.al