Kryen mbi 60 vjedhje në Francë, SPAK mbyll hetimet për dosjen e 4 “skifterëve”

schedule10:30 - 4 Maj, 2020

schedule 10:30 - 4 Maj, 2020

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka vendosur të cojë në GJKKO 4 të arrestuarit të cilët do të gjykohen për akuzën e vjedhjes me pasoja të rënda, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Katër grabitësit u arrestuan gjatë vitit të kaluar në operacionin  e  koduar “AKUILA 2019”, zhvilluar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë Franceze dhe organeve të drejtësisë franceze, në koordinim nga Europol. Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri. Gjatë këtij operacioni u arrestuan  8 persona, 5 në Francë dhe 3 në Shqipëri.

Asokohe si rezultat i marrjes nën hetim të një familjeje me origjinë kosovare, e cila shërbente si pikë mbështetëse për keqbërësit, u bë i mundur identifikimi, goditja dhe shkatërrimi tërësisht i këtij rrjeti të organizuar kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!