Pjesë e “Cosa Nostras”, operacion antidroge në Itali, arrestohen 25 persona mes tyre edhe shqiptarë

schedule09:24 - 4 Maj, 2020

schedule 09:24 - 4 Maj, 2020

Në orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet e policisë financiare të Catania kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Shoes” i cili ka çuar në arrestimin e 25 personave.

21 prej tyre ndodhen në burg dhe 4 në arrest shtëpiak me akuzën e bashkëpunimit në organizim kriminal për trafik lëndësh narkotike të tipit marijuanë, kokainë, hashash e crack, rënduar nga akuza e bashkëpunimit me klanin mafioz  të Cosa Nostra ” Santapaola- Ercolano” si dhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e të arrestuarve në grupe të ndryshme kriminale si ato shqiptare, kalabreze laziale dhe atyre që vepronin në territorin e Campanias.

Në flagrancë janë arrestuar 6 korrierë droge dhe janë kapur 4 kg kokainë, 52 kg marijuanë e 25 kg hashash.

Nën sekuestro janë vënë një aktivitet sipërmarrës e 2 pasuri të patundshme. Gjatë ditës priten të zbardhen detajet e operacionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!