Francesco Totti, në një lidhje LIVE në Instagram me Paolo Bonolis, pranoi hapur se është një admirues i mesfushorit të Brescias, Sandro Tonali. Gjithashtu, Totti e ftoi mesfushorin e talentuar italian t’i bashkohet agjencisë së tij të lojtarëve.
“Padiskutim që do të bëj të pamundurën për ta bindur Tonalin që t’i bashkohet agjencisë time. Nëse ai është i zgjuar, do të bashkohet me mua dhe nuk do të qëndrojë në vend, do të bëjë hapa përpara. Të shohim kur do të rikthehet futbolli dhe çfarë do të ndodhë me merkaton.
Ai do të bëhet një ndër mesfushorët më të fortë në botë, si Gerrard, De Rossi apo Lampard. Tonali është një miks i Pirlos dhe Gatussos. Ka gjithçka çfarë duhet të ketë një mesfushor”, u shpreh Totti./abcnews.al