La Liga/ Ministri i Shëndetësisë në Spanjë jep dritën jeshile

schedule16:18 - 3 Maj, 2020

schedule 16:18 - 3 Maj, 2020

Kampionati spanjoll La Liga, pritet të rikthehet shumë shpejt. Salvador Illa, ministri i Shëndetësisë në Spanjë, ka dhënë dritën jeshile sa i takon rikthimit të skuadrave në fushat e blerta.

Sipas Illa, stërvitja individuale nuk ka asnjë rrezik përhapje të virusit, si dhe stërvitjet e plota në grup, nën masat e duhura të higjienës, priten të rikthehen shumë shpejt.

“Të hënën, stërvitjet individuale janë të lejuara për klubet profesioniste. Nën masat e duhura të higjienës, do të lejohen dhe stërvitjet në grupe. Do të rikthehemi gradualisht, duke filluar që të hënën”, u shpreh ministri i Shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!