Serbia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi ku deri më tani kanë humbur jetën 189 persona. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtetkanë humbur jetën 4 persona dhe janë konfirmuar 157 raste të reja me koronavirusin e ri COVID-19.
Autoritete shëndetsore bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 157 raste të reja duke e çuar në 9 326 numrin e rasteve me koronavirus, ndër të cilët 1 426 janë shëruar.
Ndërkohë aktualisht në spitalet e Serbisë janë shtruar 2 286 pacientë dhe 57 janë në respiratorë./abcnews.al

