Reshjet e shiut nuk i penguan pensionistët të shfrytëzonin liri-daljen deri në orën 10:00

schedule15:09 - 2 Maj, 2020

schedule 15:09 - 2 Maj, 2020

Edhe pse reshjet e shiut gjatë së shtunës nuk ishin në favorin e tyre, pensionistët e shfrytëzuan liri-daljen deri në orën 10:00.

Kjo grupmoshë shprehet se janë dakord qe të dalin vetëm në ditë dhe fasha orare të caktuara, pasi nuk duan të rrezikojnë shëndetin e tyre.

Nuk munguan as ata pensionistë të cilët nuk ishin në dijeni nëse lejohen të dalin sërish edhe paraditën e së dielës.

Qeveria mori vendimin që në kuadër të masave lehtësuese për disa kategori të caktuara qytetarësh, pensionistët lejohen të dalin të shtunën dhe të dielën deri në orën 10:00, ndërsa prej orës 11:00-17:30 lejohen prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!