Argëtim në kohë karantine, qytetarët shikojnë filma nga kinematë lëvizëse në Iran

schedule17:54 - 2 Maj, 2020

schedule 17:54 - 2 Maj, 2020

E gjithë bota ka qenë në karantinë për shkak të mbrojtjes së përhapjes së koronavirusit. Autoritete shtetërore në shumë vende të botës po përdorin mënyra të ndryshme për të argëtuar qytetarët e tyre në mënyrë që ato ta kenë sa më të lehtë qëndrimin në izolim.

Pas Madritit duket se kryeqyteti iranian Teherani po  ka bërë të mundur kinematë lëvizëse që do të ndihmojnë në ofrimin e filmave nga ballkonet e shtëpive për qytetarët.

Ndërkohë që kinematë normale vijojnë të jenë të mbyllura, një kinema lëvizëse është ngritur në Teheran, për herë të parë që nga revolucioni islamik më shumë se 40 vjet më parë.

Rreth 160 automjete mbushën parkun e makinave në Kullën Milad të Premten në mbrëmje për të parë një film të regjisorit iranian Ebrahim Hatamikia. Makinat ishin dezinfektuar ndërsa hynin brenda.

Ndërkohë deri më tani në Iran kanë humbur jetën më shumë se 6 100 persona, ndërsa rreth  100 000 raste janë konfirmuar me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!