Jovic dëshira e Milanit, zbulohet oferta konkrete e kuqezinjve

schedule14:39 - 2 Maj, 2020

schedule 14:39 - 2 Maj, 2020

Milani dëshiron të blejë një sulmues, pasi Zlatan Ibrahimovic në verë mund të largohet nga kuqezinjtë. Gjatë kësaj periudhe ka pasur emra të ndryshëm që janë lakuar dhe një prej tyre është serbi i Real Madrid, Luka Jovic. Pasi shkëlqeu një sezon më parë me Eintracht Frankfurt, në Spanjë ai nuk po gjen hapësira.

Që verën e shkuar ai u lidh me Milanin dhe tani Sport Mediaset raporton se kuqezinjtë kanë bërë gati një ofertë, që do ta bëjnë gjatë verës. 35 milion euro për Realin, plus bonuse në varësi të paraqitjeve që sulmuesi do të bëjë në Serie A.

Ky është propozimi i bërë, ndërkohë që nuk duhet harruar se spanjollët paguan për të 60 milion euro për ta blerë nga Eintracht Frankfurt. Jovic, në 24 ndeshje numëron vetëm dy gola e dy asiste, ndaj edhe largimi në një skuadër tjetër do të ishte vendimi më i mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!