Një nga biznesmenët e pasur të Britanisë së Madhe ka vendosur që të hedhë në gjyq qeverinë, për shkak të vendimit që ka marrë për të vetëizoluar njerëzit, pasi sipas tij rregullat janë drakoniane dhe kanë shkatërruar ekonominë.
Simon Dolan, 50 vjeç, që jeton në Monako, është pronar i flotës së avionëve çarter për biznese “Jota Aviation”. Pasuria e tij shkon deri në 141 milionë paund.
Sipas paditësit, këto vendime do të bëjnë që të ketë më shumë viktima për shkak të krizës ekonomike se sa ka shkaktuar COVID-19.
“Vetëizolimi po na thotë ne që të pushojmë se jetuari që të shmangim vdekjen. Të burgosim njerëzit në shtëpi është një vendim ekstrem e dramatik për tu marrë. Është e paprecedentë dhe do të duhej që të ishte një Boris i zoti për të thënë ‘jo, ne nuk do ta bëjmë këtë’, po tashmë ka zgjatur shumë dhe ne ose duhet ta heqim, ose ta lehtësojmë.”, tha milioneri britanik.
Avokati i tij, Michael Gardner, tha që qeverisë i ishte dhënë kohë deri të enjten për t’iu përgjigjur kërkesës.
Nëse nuk mer një përgjigje të kënaqshme, ai do të kërkojë një seancë gjyqësore urgjente në të njëjtën mënyrë siç bëri Miller kur ajo kundërshtoi seancën plenare vitin e kaluar./abcnews.al