Klubet e Premier League kanë rënë dakord që të përdorin vetëm disa nga stadiumet për të përfunduar sezonin aktual. Sapo qeveria të japë dritën jeshile për t’u rikthyer në fushë, ky do të jetë plani që mund të realizohet.
Pas një takimi 3 orë e gjysëm në mënyrë virtuale mes shefave të klubit, klubet kanë rënë dakord. Stërvitja për ekipet do të rifillojnë në 18 maj dhe ndeshja e parë pritet të zhvillohet në 12 qershor, datë e cila do të priste dhe ndeshjen e parë të Euro 2020.
Stadiumet në fjalë janë dy impiantet e klubeve të Manchesterit, të cilat i plotësojnë të gjitha kushtet. Në Londër do të jenë stadiumi i West Ham si dhe “Emirates Stadium” i Arsenalit. Në pjesën perëndimore janë përzgjedhur stadiumet e Aston Villas dhe Southampton. Gjithashtu dhe Brighton dhe Leicester do të kenë fatin të luajnë në shtëpi, edhe pse dyert do të jenë të mbyllura për tifozët. /abcnews.al