Gjendet e pajetë në banesë 65-vjeçarja në Librazhd

schedule12:40 - 2 Maj, 2020

schedule 12:40 - 2 Maj, 2020

Gjendet e pa jetë në banesën e saj një 65-vjeçare në Lubrazhd. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Lumturie Hyseni 65 vjeç.

Kanë qënë të afërmit, fqinjët që kanë lajmëruar policinë, pasi ajo nuk po përgjigjej në telefon.

Më pas është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që kanë hipur nga ballkoni për të hapur derën.  Viktima jetonte e vetme pasi dy fëmijët  i kishte në emigracion.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. /abcnews.al