Marcelo besnik: Qëndroj te Reali! Juve? Thonë që nuk jetoj dot pa CR7

schedule10:27 - 2 Maj, 2020

schedule 10:27 - 2 Maj, 2020

Mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo, ka disa muaj që flitet që do të largohet nga Madridi. Gjithmonë është folur për një ribashkim me Cristiano Ronaldon, por një gjë e tillë nuk ndodhi në merkaton e verës së kaluar. Megjithatë është vetë braziliani i cili i mohon zërat e merkatos dhe deklaron se është i lumtur me madrilenët.

“Nuk dua të largohem dhe besoj se Reali dëshrion që unë të qëndroj. Jam shumë i lumtur këtu që kur kam ardhur me familjen time. Kanë qenë vite të pabesueshme. Të jem i sinqertë nuk e di nëse Juvja ka tentuar të më transferojë mua”, deklaroi Marcelo gjatë një video live në “Instagram” me Fabio Cannavaron.

“Disa vite më parë dëgjova në media se unë kisha firmosur me Juventusin, madje kisha pozuar me fanelën e tyre, si dhe nuk mund të jetoja dot pa CR7. Njerëzit kërkojnë shumë gjëra. Për mua interesimi është diçka pozitive dhe kam parë që disa tifozë të Juves ishin shumë entuziastë nëse unë do të kaloja në Torino”, mbyll anësori i Realit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!