Lautaro Martinez mbetet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi, i cili ka spikatur me Interin, po kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe në Spanjë, konkretisht “Mundo Deportivo”, shkruan se argjentinasi dëshiron vetëm katalanasit dhe e ka marrë vendimin e tij. Madje ka edhe një strategji dhe ka nisur të vihet në jetë.
Martinez po refuzon rinovimin e kontratës dhe këtë po e përdor si presion nga klubit italian. Gjithsesi Inter nuk dorëzohet, pasi sulmues është nën kontratë deri në vitin 2023. Normalisht më e mira është që mes palëve të ketë një raport të mirë dhe sulmuesi të futet në fushë me dëshirë.
Chelsea, Manchester United dhe PSG janë lakuar si klubet që e yllin e Inter, por vetë ai do vetëm Barcelonën. Klubi katalanas nuk është gati të paguajë klauzolën prej 111 milion eurosh. Ata duan të përfshijnë lojtarë si Arturo Vidal dhe Junior Firpo në bisedime, kurse Interi në krahun tjetër do 90 milion euro në tavolinë. /abcnews.al