Dani Alves, futbollisti i njohur brazilian, e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Spanjë, aty ku ishte shumë i suksesshëm për ekipet e Sevilla dhe Barcelonës. Gjatë kohës kur luante me katalanasit, Dani Alves u njoh me bukuroshen spanjolle, Joana Sanz.
26 vjeçarja konsiderohet si një ndër femrat më të bukura spanjolle dhe është prej disa vitesh në fushën e modelingut. Në vitin 2017, Sanz dhe Dani Alves i dhanë fund beqarisë dhe kanë tre vite të martuar.
Në Instagram, Joana ndiqet nga thuajse 1 milion fansa dhe fotot e saj, janë shumë të pëlqyera. Forma fantastike të trupit, por dhe një bukuri të rrallë: Fotot e Sanz tregojnë qartë gjithçka…/abcnews.al