Portieri gjerman i Eintracht Frankfurt, Kevin Trapp, nuk ka mundur të qëndrojë në heshtje pas videos “hot” të publikuar nga partnerja e tij në Instagram, Izabel Goulart. Trapp u njoh me bukuroshen franceze kur luante për PSG-në dhe së bashku, kanë një shtëpi në Paris, ku po kalojnë dhe ditët e izolimit.
Stërvitja nuk është ndalur aspak nga dyshja simpatike, që po mbajnë trupin në formë në kushte shtëpie. Bukuroshja Izabel shihet teksa stërvitet me këmbët në ajër, e mbështetur te një nga muret e oborrit të shtëpisë.
Në pozicionin që stërvitet, duken qartë format seksi të Izabel. Videon e këtij momenti, bukuroshja e ka postuar në Instagram, aty ku ka komentuar dhe Kevin Trapp, duke i shkruar: “Ti je motivimi im”, dhe me disa emoji ku i shpreh dashurinë e tij./abcnews.al