Plani i Interit për Chiesa, në ofertë përfshihet dhe Nainggolan

schedule20:41 - 1 Maj, 2020

schedule 20:41 - 1 Maj, 2020

Skuadra e Interit është e predispozuar për të firmosur me sulmuesin e talentuar, Frederico Chiesa. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit zikaltër kanë thurur strategjinë për të bindur drejtuesit e skuadrës së Fiorentinës të heqin dorë nga shërbimet e anësorit italian.

Sipas TuttoSport, Inter ofron kartonin e mesfushorit belg Radja Nainggolan dhe një shumë të konsiderueshme për të arritur te Chiesa. Mesfushori belg aktualisht është huazuar te skuadra e Cagliarit, teksa do të rikthehet te zikaltërit në përfundim të sezonit.

Nainggolan nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte, teksa Interi kërkon të heqë dorë nga paga e majme e ish-futbollistit të Romës. 4 milion euro ne sezon përfiton Nainggolan, teksa Fiorentina kurrsesi nuk është e gatshme të mbulojë të tilla shpenzime.

Gjithsesi, mes palëve mund te arrihet një marrëveshje dhe futbollisti të pranoje ulje të pagës. Presidenti i ekipit vjollcë, Commiso, pretendon së paku 60 milion euro për të lënë të lirë Federiko Chiesa, një shifër e përballueshme për arkat e klubit zikaltër, që synon t’i vendosë në dispozicion trajnerit Conte një futbollist premtues.

Në garë për Chiesa është edhe Juventusi, por Interi mbetet me i avantazhuar se bardhezinjtë, pasi raportet e torinezëve me Fiorentinën janë të ftohta. E rëndësishme dhe vendimtare mbetet edhe dëshira e vete futbollistit./abcnews.al