Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eurodeputetët apel politikanëve në Kosovë: Qeveria e re në mes të Pandemisë kërcënon të ardhmen

schedule13:55 - 1 Maj, 2020

schedule 13:55 - 1 Maj, 2020

Disa eurodeputetë, përmes një letre drejtuar politikanëve në Kosovë, kanë apeluar që të mos keqpërdorin situatën me Pandeminë e koronavirusit për të bërë manovra politike.

Përmes këtij apeli, ata kanë thënë se manovrat politike për vendin në këtë kohë do të dëmtonin shumë shtetin, reputacionin e tij dhe rrugën drejt demokracisë e lirisë.

“Nënshkruesit e këtij apeli ftojnë të gjithë aktorët e përfshirë në politikat e Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të matur. Situata aktuale bart rrezik të lartë të eskalimit. Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u rrëzua me mocion në Parlament në një procedurë të rregullt. Gjithsesi, formimi i shpejtë i një qeverie të re në mes të pandemisë kërcënon të ardhmen e institucioneve ende të brishta të vendit”, thuhet në letrën e eurodeputetëve.

“Besimi në liderët politikë të këtij riorganizimi qeveritar ka rënë ndjeshëm brenda e jashtë vendit. Çdo formim i Qeverisë së re duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë legjitimitet përmes mbështetjes së një shumice të zgjedhur në zgjedhjet demokratike”, thuhet ne te.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!