Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i killerave të Durrësit, Lleshaj: Ata që janë futur në rrugë qorre do përballen me ligjin

schedule12:37 - 1 Maj, 2020

schedule 12:37 - 1 Maj, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka quajtur arrestimin e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e katër personave në Durrës është sukses i Policisë së Shtetit. Lleshaj se të gjithë ata që kanë humbur rrugën e jetës së ndershme do të përballen me ligjin.

“Zbardhja e plotë dhe arrestimi i të dyshuarve për dy vrasje në Durrës është një sukses i rëndësishëm i Policisë së Shtetit.

Kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar.

Lufta kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve apo lëndëve narkotike, përmirësimi i parametrave të sigurisë rrugore dhe angazhimi i fortë kundër dhunës në familje janë prioritete absolute për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit, drejtuesit dhe punonjësit e saj në të gjitha nivelet meritojnë urimet më të mira për sukseset e shënuara gjatë gjithë këtyre ditëve të pazakonta, ku spikat pa dyshim, goditja e fortë në Durrës.

Të njëjtat falënderime i drejtohen dhe prokurorëve të Prokurorisë Durrës, të cilët kontribuuan thelbësisht në suksesin e operacionit “Shën Vlashi”, duke dëshmuar kështu bashkëpunimin përherë e më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe degëve të Prokurorisë në të gjithë vendin.

Për këdo që ka humbur rrugën e jetës së ndershme dhe është futur në udhën qorre të krimit, një gjë duhet të jetë e qartë: është vetëm çështje e shkurtër kohe. Të gjithë do të përballen me ligjin.

Edhe njëherë urime për Policinë Shqiptare!“, shkruan ministri Lleshaj.

https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/236165691026977/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!