Spanja për të dytën ditë radhazi regjistron më pak se 300 vdekje

schedule12:27 - 1 Maj, 2020

schedule 12:27 - 1 Maj, 2020

Spanja më në fund duket se ditët e fundit po merr frymë nga paniku që e kishte pushtuar prej ditësh nga viktimat e koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë shënuar 281 viktima ku shikohet një rritje e lehtë në krahasim me një ditë më parë ku numri i viktimave ishte 268.

Ndërkohë deri më tani në Spanjë janë 215 216 persona të infektuar, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 115 000 pacientë.  Spanja është vendi i katër në botë porsa i përket numrit të viktimave me 24 824.

Pandemia ka shkaktuar më shumë se 233,000 vdekje në të gjithë botën dhe më shumë se 3.2 milion të infektuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!