Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka publikuar pamjet e 150 shqiptarëve që mbërritën dje nga Italia në Shqipëri.
Hoxha thekson se ata janë të gjithë të sëmurë, pasi kanë qenë për mjekim në Itali, ndërsa nuk është ruajtur distanca.
“Mjafton dhe një i sëmure, i vetëm, me Covid 19, që të infektojë gjithë avionin, në një udhëtim që zgjat 1 orë e 20 minuta”, shprehet gazetari, ndërsa shton se 150 qytetarët janë karantinuar në një hotel në Durrës dhe kur zbritën në Rinas nuk u është bërë asnjë lloj kontrolli.
Mesazhi nga Artan Hoxha:
Ky eshte avioni i radhes, qe sot ne dreke u nis nga aeroporti Malpensa i Milanos, i mbushur rrafsh me shqiptare te izoluar ne Itali per shkak te Covid 19, dhe ne oren 15:00, zbarkoi ne Rinas.
Si e shikoni dhe nga pamjet, ne bordin e avionit kane qene mbi 150 shqiptare, te semure qe kane qene per mjekim ne Itali, te moshuar, gra shtatzana, madje dhe femije te vegjel, duke mos patur asnje ndenjese bosh.
Secili prej tyre ka paguar nje cmim bilete prej 220 euro, ku perfshihej udhetimi me avion dhe karantinimi ne hotel Bonavita, ne Durres, per 14 dite.
Mjafton dhe nje i semure, i vetem, me covid 19, qe te infektoje gjithe avionin, ne nje udhetim qe zgjat 1 ore e 20 minuta.
Sapo zbarkuan ne Rinas, nuk u eshte bere asnjelloj kontrolli mjekesor, apo analize tjeter, per te konstatuar nese jane pozitiv me Covid 19 ose jo.
Jane hipur ne 4 autobuza dhe ne vend te Durresit, ku kishin prenotuar dhe parapaguar, i kane derguar ne Hotel Rafaelo ne Shengjin…
Vetem nese ndonjeri prej tyre, do behet per spital, ne do mesojme se ka qene i infektuar me coronavirus.
/abcnews.al