Kryeminsitri Rama ka publikuar detajet në lidhje me mënyrën se si do të lëvizët gjatë fundjavës. Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se pensionistët do të lejohet të lëvizin të shtunën dhe të dielën deri në orën 10:00.
Të gjithë të tjerët duhet të qendrojnë në shtëpi gjatë kësaj fashe orari sipas tij. Ndërkohë, prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç do të mund të dalin nga ora 11:00 deri në 17:30 të shtunë dhe të dielë.
Ndryshe nga më parë nuk do të mbyllen ushqimoret, të cilat do të qendrojnë hapur deri në orën 17:30.
Të dielën do të jetë gjithçka mbyllur. Rama shkruan se gjatë të shtunës dhe të dielës ndalohet qarkullimi me makina private.
LEXO EDHE: Rama: Nuk do ketë mbyllje të detyrueshme në 1 maj, javën tjetër zgjerojmë zonat e gjelbërta
“Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00.
Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.
Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30.
Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30.
Të dielën të gjitha mbyllur
Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.
Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej.
*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj”, shkruan Rama.

