“Boll me polemika, por futbolli ndalet pa këtë marrëveshje”      

schedule13:49 - 30 Prill, 2020

schedule 13:49 - 30 Prill, 2020

Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia e COVID-19 dhe prej gati dy muajsh është ndalur futbolli. Problemi tani është se kur do të rinisin sërish kampionatet dhe një pjesë e mirë e klubeve të Serie A e duan diçka të tillë.

LEXO EDHE: “Harmonizimi i Europës”, plani djallëzor i Francës kundër futbollit

Ministri i Sportit, Vincenco Spadafora, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes, duke bërë deklarata të ndryshme. Së fundmi ai ka paralajmëruar se kampionati do të ndalet nëse nuk gjendet një marëveshje mes Federatës Italiane të Futbollit dhe Komisionit Teknik Shkencor, të ngritur nga qeveria.

“Jemi në atë pikë që duhet të bëjmë një apel për ligën e Serie A, që të përfundojmë këtu polemikat dhe përplasje. Futbolli duhet të jetë simbol i butësisë, pasionit dhe loja duhet të shërbejë vetëm për brohoritje”, thotë Spadafora për “Mi Manda Rai3”.

LEXO EDHE: Akuzat e Igli Tares, Ministri i Sportit në kundërsulm: Qesharak ai që flet!

“Nëse FIGS dhe Komisioni Teknik Shkencor i qeverisë gjejnë një marrëveshje për protokollin e sigurisë, atëherë stërvitjet do të nisin. Nëse ndodh ndryshe, atëherë qeveria do të dekretojë mbylljen e kampionatit. Pa marrëveshje ne do ta marrim përsipër këtë përgjegjësi, duke siguruar që futbolli, ashtu si sektorët e tjerë, të pësojë sa më pak dëme të jetë e mundur”, mbyll Ministri i Sportit, Vicenco Spadafora. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!