Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka deklaruar përmes një njoftimi për shtyp se po bëhen hetime intensive lidhur me prokurimet e zhvilluara në kushtet e pandemisë, të klasisikuara sekretë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ajo deklaron se nga data 9 Mars e cila përkon me shfaqjen e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, deri në datë 30 prill janë regjistruar 42 procedime penale, 37 prej të cilëve kanë përfunduar.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në periudhën nga data 9 Mars 2020 deri me datë 30 Prill 2020 ka ushtruar funksionet e saj bazuar në rregullat e vendosura nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në situatën e pandemisë Covid – 19. Në këtë periudhë në mënyrë të përmbledhur treguesit punës së institucionit janë :
Janë regjistruar 42 procedime penale. Janë përfunduar 37 procedime penale. Mënyra e përfundimit është si më poshtë :
Për 8 procedime penale me 42 të pandehur, është dërguar kërkësa për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Janë dërguar për gjykim 4 grupe te strukturuara në fushën e krimit të organizuar, që lidhen me aktivitete të kundraligjshme në fushën e trafikut të drogës, trafikimit të shtetasve dhe vjedhje në grup të kryera në territorin e një shteti të huaj. Është dërguar për gjykim gjithashtu ish- Prokurori i Përgjithshëm, si dhe tre raste korrupsioni të shtetasve të ndryshëm të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
LEXO EDHE: “Tender sekret edhe për letrën higjienike”, PD akuza qeverisë: SPAK të dalë nga karantina
Për 3 procedime penale me 1 të pandehur, është dërguar kërkesa për pushim të hetimeve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Për 18 procedime penale, për mungesë kompetence, është vendosur transferimi i tyrë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Për 8 procedime penale të ardhura nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, është vendosur për arsye mungese kompetence mospranimi i akteve dhe ridërgimi tyre në prokurorinë nga kanë ardhur.
Janë pranuar dhe vënë në ekzekutim 5 kërkesa për ndihmë juridike nga autoritetet e huaja të drejtësisë. Gjithashtu janë dërguar nga ana jonë 5 kërkesa për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve të huaja të drejtësisë.
I është dhënë zgjidhje ligjore të gjitha kërkesave të ardhura nga Policia e Shtetit në kuadër të zbatimit të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020.
Në këtë periudhë janë kryer hetime proaktive kryesisht për procedimin penal të regjistruar për korrupsion, në ngarkim të funksionarëvë të IEVP “Jordan Misja”, Tiranë. Po bëhen hetime intensive në procedimin penal që ka objekt prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe po kryhen verifikimet e nevojshme në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″Sekret″, thuhet në deklaratën e saj./abcnews.al