Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, do të largohet nga gjermanët në merkaton e verës. Ai firmosi zgjatjen e kontratës verën e kaluar, por mesa duket është në kërkim të një aventure të re.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, është një garë mes tre klubeve për shërbimet e sulmuesit gjerman. Bëhet fjalë për Liverpool, Juventus dhe Inter, që kanë shfaqur interes për Werner. Liverpool ka kohë që është vënë pas tij, por Di Marzio insiston se agjentët e tij janë në bisedime me Juven e Interin.
Kartoni i bomberit 24-vjeçar është rreth 70 milionë euro. Në të kaluarën për Werner kanë qenë të interesuar ekipe si Milan, Barcelona apo dhe Bayern Munich. Sulmuesi i kombëtares gjermane numëron 27 gola dhe 12 asiste në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet në këtë sezon. /abcnews.al