Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pandemia e Covid-19, BE ndan fondin 3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

schedule19:41 - 29 Prill, 2020

schedule 19:41 - 29 Prill, 2020

Komisioni Evropian ka njoftuar të mërkurën se është gati paketa financiare prej 3.3 miliardë eurosh që do t’i vijë në ndihmë Ballkanit Perëndimor për t’u përballur me krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Nga kjo paketë do të përfitojnë ndihmë 10 vende partnere, mes tyre kandidatet për në Union si Shqipëria për të cilën propozohen 180 milione euro kredi me kushte shumë të favorshme.

Në një konferencë për shtyp, KE njoftoi:

“Kjo paketë ka si qëllim që të adresojë nevojat e menjëhershme të shëndetit dhe njerëzore gjatë pandemisë së koronavirusit si dhe që të ndihmojnë me rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.”

Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , tha:

“Ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar në këtë pandemi partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, pasi e ardhmja e tyre qëndron qartë në Bashkimin Evropian. BE po mobilizon një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë. Së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë dhe do të shërohemi. Dhe përtej kësaj, ne do të vazhdojmë të mbështesim rajonin, përfshirë reformat e nevojshme në rrugën e tyre në BE, pasi rimëkëmbja do të funksionojë në mënyrë efektive vetëm nëse vendet vazhdojnë të kryejnë angazhimet e tyre.”

Vendet që përfitojnë:

Republika e Shqipërisë 180 milion €

Bosnja dhe Hercegovina 250 milion €

Gjeorgjia 150 milion €,

Jordania 200 milion €

Kosova 100 milion €

Moldavia 100 milion €

Mali i Zi 60 milion €

Maqedonia 160 milion €

Tunizia € 600 milion

Ukraina 1.2 miliardë €

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!