Dyndjet që krijohen nga punonjësit në fasoneri mbeten një faktor i lartë rreziku për përhapjen e infeksionit Covid-19.
Nga një vëzhgim i bërë në një fabrikë fasonësh në autostradë konstatohet se gjatë momentit të ndërrimit të turneve krijohet grumbullim duke mos respektuar distancën që kërkohet.
Në këtë fasoneri janë realizuar një sërë testimesh për të vlerësuar situatën. Gjatë së martës në këtë sipërmarrje është bërë një testim tek rreth 20 punonjës .
“Distanca respektohet edhe teste janë bërë”, thotë një punonjëse.
Edhe pse të pajisur me maska e doreza shumë punonjës ndjehen të frikësuar të flasin në lidhje me kushtet e marra në kuadër të pandemisë.
Biznesi fason është përcaktuar me protokoll të kuq për shkak të riskut të lartë që mbart. Nisur nga kjo kompanitë janë të detyruara që të zbatojnë një sërë masash të rrepta duke nisur nga një distancim prej 2 metrash të punonjësve si dhe gjatë transportit duhet të ketë një vend bosh në autobus./abcnews.al